Senati zhgënjen Obamën
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë pasi senatorët republikanë votuan kundër projektligjit për vendosjen e kontrolleve më të rrepta mbi institucionet financiare të vendit.
Ai iu bëri thirrje senatorëve që t'i vinin interesat e vendit mbi interesat partiake.
Presidenti argumentoi se masat e reja më të ashpra ishin të nevojshme për t'iu prerë rrugën ekzagjerimeve që çuan në krizën financiare.
Nuk mund të thuhet se republikanët janë kundër idesë së masave të reja, por ata janë kundër këtij projektligji konkret.
Disa thonë se ai lë shtigje të hapura për pako të tjera shpëtimi, të tjerët ankohen se ai i jep shumë kompetenca qeverisë, por ka edhe nga ata që thonë se ky projektligji dëmton sektorin financiar në SHBA.
Në prag të zgjedhjeve, që do të zhvillohen për dhomën e përfaqësuesve dhe për senat në vjeshtën e këtij viti, demokratët pritet t'i akuzojnë republikanët se bllokuan një projektligj të rëndësishëm, që 'synon të mbrojë qytetarët amerikanë'.
Anketat tregojnë se dy të tretat e amerikanëve duan masa më të ashpra dhe demokratët do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë.
Gjithsesi, planet për miratimin e një ligji të ri për sektorin financiar nuk kanë marrë fund.
Republikanët, të cilët kanë 40 vota në senat, bllokuan hapjen e debatit. Përveç tyre, edhe një senator demokrat votoi kundër.
Plani i reformës parashikon ndër të tjera një rregullore më të ashpër për letrat me vlerë të lartë, që janë të rrezikuara, si për shembull derivatet.
Përveç kësaj, plani parasheh krijimin e një autoriteti të ri për mbrojtjen e konsumatorit të klientëve të bankës.
Republikanët janë kundër planeve të veçanta për krijimin e një fondi krize nga bankat.
Në një zhvillim tjetër, dje pasdite një komision i senatit amerikan mori në pyetje drejtuesit më të lartë të bankës Goldman Sachs.
Kjo seancë u zhvillua në kuadër të hetimeve që po zhvillohet lidhur me rolin e bankave amerikane të investimeve në krizën financiare.