Kaos pasagjeresh ne Paris qindra fluturime jane anulluar

Greva e punonjësve në aeroportet e Francës ka krijuar kaos në radhët e pasagjerëve. Dita e katërt e grevës vjen pas një fundjave ku qindra fluturime u anulluan. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se situata në vend është alarmante të paktën 30 % e fluturimeve në Lyon janë anulluar.
Në një periudhë që udhëtimet në fundjavë janë të mbingarkuar si pasojë e festave të fundvitit pasagjerët e kanë gjetur veten të bllokuar nëpër aeroporte. Situata ka ndezur dhe zemërimin e pasagjerëve, pasi kompanitë ajrore nuk rimbursojnë shpenzimet e këtyre ditëve pritje.
Punonjësit e aeroporteve të Francës kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta . Sindikatat bëjnë të ditur se marrëdhëniet mes tyre dhe punëdhënësve kanë ngecuar ndërsa ende nuk dihet dhe për sa kohë do të vazhdojë greva. Nga greva e punonjësve të aeroporteve është goditur po ashtu dhe kryeqyteti i Spanjës Madrit ku gjithashtu janë anulluar dhjetra fluturime.