E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona shton kuotat ne FMN

Europa ka fuqizuar arsenalin e saj antikrizë përmes fuqizimit të kuotave të FMN-së. Ministrat europian të Ekonomisë përmes një telekonferencë të organizuar në Bruksel, kanë rënë dakord që të shtojnë shumën e BE-së në FMN, shumë kjo e cila do të vihet në dispozicion të vetë vendeve të Eurozonës në rast nevoje.
Ministrat e Eurozonës kanë konfirmuar se kanë venë në dispozicion 150 miliardë euro si burime shtesë për FMN nëpërmjet huave bilaterale. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker, përmes një dokumenti zyrtar.
Kontributin më të madh e ka dhënë Gjermania dhe Franca respektivisht me 41,5 miliardë dhe 31,4 miliardë. Shumës i shtohet edhe pjesa që i takon Italisë dhe Spanjës. Ndërkohë që republika çeke, Danimarka, Polonia, Zvicera kanë kërkuar me vullnetin e tyre të marrin pjesë në fuqizimin e FMN-së. Pavarësisht se në telekonferencë ka qenë i pranishëm edhe ministri britanik i Financave Osborne qëndrimi ka qenë i njëjtë si edhe në samitin e fundit të Brukselit.
Britania ka bërë me dije se do të përcaktojë shumën në shtimin e fondit në fillim të vitit të ardhshëm në kuadër të punimeve të G20. Sipas deklaratave të presidentit të Eurogrupit Juncker, përmes një dokumenti të bërë publik, për disa shtete vendimi mbi fondet do të aprovohen nga parlamentet kombëtare.
Burimet shtesë do të shtojnë kapacitetin e FMN-së për të respektuar përgjegjësitë e saj sistemike kundrejt partnerëve globalë. Një aspekt i rëndësishëm mbi të gjitha duke parë ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe tensionet në tregjet ndërkombëtare. BE dhe kryesisht Eurozona, janë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë e tyre në këto rrethana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›