E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater peshat e renda te Evropes

Kater vende 'te medha" te Evropes pritet te konfirmojne qe neser njohjen e pavaresise se Kosoves, me shpresen se edhe partneret e tyre do te bejne shpejte te njejten gje per kete shtet te vogel Ballkanik, qe Bashkimi Evropian po pergatitet ta ndihmoje fuqishem per disa vjet. Megjithe refuzimin e Serbise per ta humbur kete territor, Franca, Gjermania, Anglia dhe Italia do ta zyrtarizojne njohjen e pavaresise se Kosoves njekohesisht me SHBA-ne, menjehere pas shpalljes se saj te dielen pasdite. Ministrat e Puneve te Jashtme te ketyre kater "peshave te renda" te Evropes pritet ta njoftojne kete gjate nje takimi me homologet e tyre evropiane neser ne Bruksel, duke nxitur keshtu edhe keta te fundit t'i imitojne.
Bashkimi Evropian kerkon te tregohet sa me i bashkuar perballe pavaresise se Kosoves, qe administrohet nga OKB-ja qe pas perfundimit te luftes ne 1999. Ai po ve ne sprove keshtu politiken e jashtme evropiane, shpesh e konsideruar si e pafuqishme krahasuar me ate te SHBA-se. Pjesa me e madhe e 27 vendeve jane te gatshme te ndjekin shembullin e kater "te medhenjve" duke njohur Kosoven, por sipas nje kalendari ende te papercaktuar. Ne kundershtim me shpresat e evropianeve, nuk u arrit te miratohej nje rezolute e OKB-se qe do te legjitimonte pavaresine. Rusia eshte kunder kesaj, duke e mbeshtetur deri ne fund refuzimin e Serbise per te pare shkeputjen e nje pjese te territorit qe e konsideron si djepin e kultures se saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilesoi sot si "imorale dhe te paligjshme" mbeshtetjen e "njeanshme" te Kosoves.
Per ta cuar Kosoven drejt nje demokracie solide dhe multietnike dhe per te kufizuar rreziqet e trazirave, BE-ja megjithe mosmarreveshjet, i hapi "driten e gjelber" misionit me te madh civil ne historine e saj: Ajo do te dergoje ne Kosove 2 000 police, juriste dhe doganiere evropiane deri ne mes te qershorit, per nje kohezgjatje prej te pakten dy vjetesh. Ajo do te mbeshtese gjithashtu zhvillimin ekonomik te ketij territori prej 10.000 km2, i minuar nga papunesia dhe korrupsioni, duke e ftuar ashtu si Serbine te beje pjese, nje dite ne klubin evropian. Komisioni Evropian do te organizoje nje konference donatoresh me Banken Boterore, ndoshta ne qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›