E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumf shqiptar ne Kosove

Nga Douglas Hamilton
Shqiptaret e Kosoves shpallen te dielen pavaresine nga Serbia duke i dhene fund nje kapitulli te gjate te shperberjes se pergjakshme te Jugosllavise. Kosova do te jete shteti i gjashte i shkeputur nga federata nen dominimin serb qe nga viti 1991, pas Sllovenise, Kroacise, Maqedonise, Bosnjes dhe Malit te Zi si edhe e fundit qe i largohet Serbise. Serbet do te refuzojne pavaresine si sfide ndaj shqiptareve dhe mbeshtetesve te tyre perendimore dhe do te perpiqen te ruajne bastionin e tyre ne veri te Kosoves duke u munduar ta bejne realitet ndarjen e mundshme etnike nga shteti i ri. ''Influenca e Beogradit ka marre fund'', deklaroi kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. ''Suksesi i pavaresise se Kosoves do te matet me respektin per te drejtat e minoriteteve, vecanerisht te serbeve'', theksoi Thaci. Festimet triumfuese kane filluar shume ore perpara deklarimit nga parlamenti te pavaresise. Rruget e Prishtines, te mbuluara nga debora ishin plot e perplot. Vargu i makinave me flamuj shqiptare, qe u binin borive, ishte i pafund.
Pikerisht 10 vjet me pare, forcat serbe filluan nje ofensive kunder luftetareve etnike shqiptare duke vrare civilet qe u dilnin perpara. Fuqite perendimore vazhdonin te kerkonin zhvillimin e bisedimeve mes paleve, nderkohe qe Rusia mbeshteti Serbine. Te vendosur per t'i dhene fund turperimit nga Serbia, qe ishte nen regjimin e Milloshevicit, shqiptaret luftuan deri atehere kur Perendimi, qe nuk kishte qene ne gjendje te tregonte fuqine e tij ne gjakderdhjet e tjera ballkanike, ndermori fushaten ajrore kunder Beogradit, ne vitin 1999. Qe nga ajo kohe Kosova ka qene nen administrimin e OKB-se.
Njohja e premtuar e pavaresise se saj nga SHBA-ja dhe fuqite e tjera perendimore u mundeson kosovareve te injorojne paralajmerimet serbe. BE-ja do te dislokoje nje mision rendi dhe ligji me rreth 2 000 persona, nderkohe qe 16 000 trupat e NATO-s do te qendrojne ende. Serbia ka paralajmeruar marrjen e masave dhe i mban ato sekrete. Por, analistet perendimore thone se cdo bllokade tregtare, diplomatike apo zyrtare do te jete shume e shkurter. Ata shtojne se Kosova, popullsia e se ciles eshte me e reja ne Evrope, do te kete nevoje per ndihme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›