E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i sundimit kolonial

Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Prof.Dr. Beqir Meta, vlereson se e diela e 17 shkurtit eshte nje dite historike per Kosoven. "Perfundimisht Kosova do te behet shtet i pavarur, duke i dhene fund keshtu sundimit pothuajse nje shekullor kolonial te Serbise", - tha Meta, duke kujtuar se rruga per te ardhur deri ne diten e sotme per Kosoven, ishte e gjate, e veshtire dhe e mundimshme. "Me 1912, kur Shqiperia u be e pavarur, Kosova ishte pushtuar nga Serbia. Por populli shqiptar i Kosoves kurre nuk u pajtua me gjendjen e tille dhe shume breza luftuan ne menyra te ndryshme per t'u shkeputur nga sundimi i Beogradit. Me 2 Korrik 1990 shpallet Deklarata Kushtetuese, me 1 shtator miratohet edhe Kushtetuta e Kacanikut, nderkaq nje vit me vone zhvillohet Referendumi per Kosoven shtet te pavarur. Me 1992 mbahen zgjedhjet pluraliste presidenciale dhe parlamentare, te cilat nuk do te njihen nga komuniteti nderkombetar. Ne vitin 1998 shpertheu lufta ne Kosove... Nje vit me vone nderhyn NATO dhe ne qershor te vitit 1999 Kosova clirohet nga forcat serbe. Fill pastaj vendoset misioni i Kombeve te Bashkuara, i cili deri ne ditet e sotme eshte ne Kosove'', kujtoi faktet, historiani Meta. Sipas tij, pavaresia e Kosoves eshte e rendesishme jo vetem per historine e shqiptareve, por edhe per boten e qyteteruar. Sot i jepet fund nje padrejtesie mbi popullin kosovar dhe eshte fillimi i nje epoke te lire per kete popull, per krijimin e nje Kosove, qe do te jete faktor pozitiv per stabilitetin ne Ballkan dhe per paqen ne Evropen Juglindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›