E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapashticë, rritet fluksi i emigrantëve që kthehen për pashkët

Fillon kthimi i emigrantëve shqiptarë në atdhe për festën e Pashkës. Sipas burimeve të “Ora News” në pikën doganore të Kapshticës ditën e sotme ka pasur një fluks emigrantësh.
Gjatë 24 orëve të fundit ,nga Kapshtica kanë hyrë rreth 2000 emigrantë si dhe 500 mjete, ndërkohë në pikën doganore nuk ka pasur vonesa në përpunimin e dekumentacionit pasi janë vënë në dispozicion të lëvizjes së emigrantëve 4 sportele.
Mësohet se Drejtoria e policisë kufitare ka hartuar një plan të veçantë masash për të përballuar fluksin e lëvizjes ,i cili pritet të rritet në ditët e ardhshme dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve pa vonesa në të dyja anët e kufirit.
Gjithashtu, janë marrë kontakte edhe me palën greke, të cilës i është kërkuar shtimi i numrit të sporteleve dhe personelit, në rast të shtimit të fluksit.
Sipas policisë kufitare të Kapshticës pritet që e premtja dhe e shtuna të shënojnë edhe numrin më të madh të qytetarëve që vijnë në atdhe nga kjo pikë doganore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›