Peqin, plagoset me armë 47-vjeçari, në kërkim autori
Një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Peqinit. Hysen Malkja 47 vjeç është plagosur me armë për motive të dobta ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.
Sipas policisë autor i ngjarjes është 35-vjeçari A.M i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Ndërkohë 47-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit dhe gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.