Fier, furgoni del nga rruga, tre të plagosur

Zbardhet aksidenti i rëndë ndodhur sot në Cakran të Fierit, ndërsa si pasojë, dy persona ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Për “Ora News” konfirmohet se aksidenti i ndodhur në urën e Gorishovës në komunen Cakran, ndërsa një furgon doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, ka sjellë dy të plagosur dhe një pasagjer, me dëmtime të lehta.
Mësohet se të plagosurit janë drejtuesi i furgonit Afrim Shehu, shtetasja Fluturime Hasaj, 50 vjeç, dhe Isuf Shehu.