E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, pranga katër shtetasve të shpallur në kërkim

Policia e qarkut të Dibrës ka bërë të mundur që gjatë 24 orëve të fundit të arrestojë katër persona të shpallur në kerkim.  Në pranga kanë rënë shtetasit Shkëlqim Xhepa, 24 vjeç, ndërsa akuzohet për vjedhje. Per të, Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.
Më tej, shtetasi Eldjon Çekiçi, 22 vjeç është arrestuar ndërsa akuzohej për vjedhje.

Ndërkaq, shtetasi i tretë, Shaqit Lusha, 61 vjeç, është dënuar me 10 ditë burg. Kjo masë është marrë për prishje të qetësisë publike.
Shtetasi i katërt, Fatmir Duka, 34 vjeç, është dënuar me tetë ditë burg, pasi ai drejtonte automjetin pa dëshmi aftësie.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›