Policia: Incidenti në familjen Haxhiu në Kavajë, jo elektoral

Policia e Kavajës përgënjeshtroi deklarimet në media se incidenti i para dy ditëve i cënimit të banesës së familjes Haxhiu në Kavajë i përfolur si incident i fushatës të ketë lidhje me fushatën elektorale të 8 majit.
Policia e shtetit me anë të një deklarate për shtyp bën të ditur se pas kqyrjes së vendit të ngjarjes në banesën e familjes së shtetasit Naim Haxhiu, xhami i thyer është dëmtuar nga brënda.
Përgjatë kryerjes së veprimeve proçeduriale në banesë, nuk është gjendur asnjë objekt i fortë, që mund të ketë shërbyer për thyerje apo dëmtim të kësaj banese.
Ndërkaq, nga palët e dëmtuara te familjes Haxhiu, nuk është depozituar asnjë kallzim penal në Komisariatin e Policisë Kavajë, për dëmtim apo shkatërrim prone.