E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan mendon rikthimin ne Madrid

Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidan, beson se ne te ardhmen mund te punoje ne klubin e Realit te Madridit, ne sektorin e te rinjve. Ish-mesfushori “merenges” ka folur per deshiren e tij, per t'u rikthyer ne boten e futbollit. Kampioni i botes ne vitin 1998 tha: “Nuk kam bere asnje plan, por ne te ardhmen mund te kete nje vend per mua ne boten e futbollit, dhe Reali do te ishte ideali. Nuk e shoh veten ne rolin e trajnerit apo pas nje zyre me kostumin e menaxherit. Do te me pelqente shume te punoja me te rinjte”. Zidan u terhoq nga futbolli, pas kampionatit boteror “Gjermani 2006”, ku u shpall futbollisti me i mire i kesaj veprimtarie, pavaresisht se u mund ne finalen ndaj Italise, ku ai u ndeshkua me kartonin e kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›