E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo Boterori ne janar ose ne shkurt

Ideja per sportistimin e Boterorit 2022 ne dimer vazhdon te krijoje polemika mes drejtueseve me te medhenj te futbollit. Ky kompeticion do te zhvillohet ne Katar, ku gjate veres temperaturat i kalojne 45 grade celsius. Per kete arsye mendohet qe per here te pare ne historine e Boteroreve, ai te luhet ne dimer.

Pro kesaj ideje eshte trajneri kombetares te Anglise, Fabio Capello, i cili ka bere te ditur se temperaturat e larta do te ndikonin negativisht te futbollistet.

"Nuk do te jete e lehte per lojtaret, pasi eshte nje problem i madh te qendrosh gjithe kohes ne hotel. Nuk flas vetem per stervitjen, por edhe per qetesine e futbollisteve. Keshtu, une jam i idese qe te luhet ne muajin janar ose shkurt”, ka thene Capello.

Nese FIFA do te apropvoje kete opsion, atehere duhet te ndryshoe dhe kalendari i kampionateve. Sipas presidentit te Barcelones Sandro Rosell kjo do te ishte nje problem per te gjitha skuadrat.

“Une dua te mbroj kampionatin spanjoll dhe Barcelonen si president i saj. Nuk eshte ide e mire qe Primera Division qe eshte nje nga kampionatet me te forte te botes te nderpritet”, eshte shprehur Rosell, futbollistet e te cilit jane pjese e kombetareve te shteteve te tyre.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›