E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Interi meriton të ishte në finalen e Romës

Milano - Fabio Kapelo është i mendimit se skuadra e Interit meritonte të ishte në finalen e Ligës së Kampioneve, ose të paktën deri në gjysmëfinale. Trajneri i përfaqësueses angleze e sheh dështimin e kampionëve të Italisë në arenën evropiane tek përballja e parakohshme që patën me Mançesterin.

“Interi meritonte të ishte në finale, ose të paktën deri në gjysmëfinale. Fatkeqësisht ata u takuan me Mançester Junaited në një moment kur nuk ishin kaq të fuqishëm saç janë tani”, deklaroi Kapelo për “Gazzetta dello Sport”.

Ndërsa për Juven dhe Romën deklaron se nuk janë në të njëjtin nivel me gjysmëfinalistet e tjera të këtij sezoni. Sipas Kapelos, italianët duhet të bëjnë më shumë në përgatitjen fizike, dhe jo vetëm në atë taktike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›