E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda Pele përkrah skuadrën e Barcelonës

Romë - Barcelona do të ketë një përkrahës special në finalen e kësaj mbrëmjeje përballë Mançesterit, dhe ai do të jetë vetë “Legjenda Pele”. Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave do të përkrahë skuadrën spanjolle, për shkak se në të luajnë shumë bashkëkombas të tij brazilianë.

“Përkrah Barcelonën për shkak se në të luajnë mjaft futbollistë brazilianë, dhe përkrahja ime është e natyrshme për katalanasit”, deklaron Pele.

Finalja e Ligës së Kampioneve do të zhvillohet sonte në stadiumin “Olimpiko” të Romës në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›