E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo Mesi: Jam optimist, kam akoma uri

Argjentinasi Lionel Mesi ka thënë se mezi po pret të nisë sezoni i ardhshëm. Ai është i mbushur me entuziazëm dhe optimizëm të madh, edhe pse kohët e fundit situata te katalanasit ishte e komplikuar për shkak të rishfaqjes së sëmundjes së Tito Vilanovës. Duke folur për "Goal.com", pas marrjes së çmimin "lojtari më i mirë në botë, Goal 50", përpara Riberisë (Bajern Mynih) dhe Kristiano Ronaldos (Real Madrid), Mesi ka thënë se ky vlerësim i radhës përbën një nxitje për të vazhduar në të njëjtën linjë. "Ne kemi pasur shumë dështime dhe gjërat që na kanë prekur, të tilla si lëndime, sëmundja e Titos, për fat të keq, por e dimë se i kemi mundësitë për të pasur sukses dhe mund t'i kapërcejmë pengesat. Asgjë nuk mund t'i minojë aftësitë tona për të reaguar", - ka thënë argjentinasi.
VLERESIMI
Pas triumfit si futbollisti më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Leo Mesi flet për të shkuarën dhe të ardhmen. Argjentinasi siguroi që do ta nisë sezonin e ri me shumë ego dhe dëshirë, për të rikthyer Barcelonën në piedestal. "Kemi pësuar shumë ulje e ngritje dhe gjërat nuk shkuan siç duhet. Kaluam shumë trauma. Megjithatë, e dimë që këto momente mund të kalohen dhe do të eliminojmë faktorët e tjerë që na kanë penguar në punën tonë dhe të reagojmë. Çmimi i fundit është një vlerësues për të vijuar punën në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtin ritëm", - ka vijuar Mesi në fjalën e tij, i cili së fundmi ka qenë shumë i impenjuar në turne, duke filluar në Amerikën Latine, SHBA dhe për të përfunduar në Europë.
ANGAZHIMI
Mesi do të luajë në Gdansk në ndeshjen e tretë të fazës përgatitore të Barcelonës, sfidë në të cilën do të debutojë edhe Nejmar. 4 herë "Topi i Artë" theksoi se momenti më i lumtur në sezonin e kaluar ishte kur Barcelona siguroi matematikisht titullin kampion në Spanjë. "Ndoshta dikush e sheh në aspektin personal, teksa unë shënoj gola, por në fakt është krejt e kundërta. Unë jetoj me sukseset e ekipit. Pikërisht momenti kur Barcelona siguroi titullin, ishte kënaqësia e fundit e imja. Ndoshta edhe për faktin që në kompeticionet e tjera nuk na eci mbarë. Nëse ekipi do të fitonte gjë, do ndihesha keq. Gjërat janë të lidhura, suksesi ekipor është edhe suksesi im personal", - është shprehur futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi. Ai ka përpara një vit shumë të rëndësishëm në karrierë, pasi verën e ardhshme luhet edhe Kampionati Botëror dhe ai e do me çdo kusht.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›