Kapelo: Me SHBA-në, ndeshje delikate
Kapelo nuk dëshiron të shfaqet entuziast për kundërshtarët e Anglisë në Kupën e Botës 2010. "Grupet janë të ekuilibruara, jemi përballur me SHBA-në dhe Slloveninë, por në momente të caktuara kemi vuajtur. Algjeria është një skuadër e rrezikshme", tha Don Fabio. "Të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndoshta nuk na avantazhon fakti që luajmë me SHBA në fillim".