Karlos Dunga, lamtumirë pas Botërorit
Trajneri i përfaqësueses braziliane, Karlos Dunga, ka deklaruar se do të largohet nga stoli i "seleçaos" pas Botërorit 2010, pavarësisht rezultatit që skuadra do të arrijë në Afrikën e Jugut. "Nuk do të ndryshoj mendje, çfarëdo që të ndodhë. Madje as fitimi i Kupës së Botës. Bashkëpunimi im me Federatën Braziliane të Futbollit merr fund pas këtij aktiviteti", deklaroi Dunga. "E kam për nder që jam në postin më të lakmuar në futbollin botëror. Drejtimi i Kombëtares së Brazilit është një privilegj, por ka shumë presion dhe dua të vazhdoj punën në nivel klubesh". Dunga u emërua në 2006-n dhe e ka udhëhequr skuadrën drejt fitoreve në Kupën e Amerikës (2007) dhe Kupën e Konfederatave gjatë këtij viti.