Lëv: Jemi në një grup interesant
Joakim Lëv e ka vlerësuar maksimalisht grupin ku do të luajë Gjermania. "Ndodhemi në një grup mjaft interesant. Kemi luajtur kundër Australisë para pak kohësh në Kupën e Konfederatave. Është takimi i parë dhe është mjaft i rëndësishëm. Duhet ta nisim me fitore", tha ai. "Kam shumë respekt për Serbinë, ata mundën Francën. Ganën nuk do ta cilësoja një skuadër të lehtë".