E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Tani po vjen më e bukura

Trajneri

Kundër Gjermanisë, Fabio Kapelo do t’i besojë të njëjtit formacione që mundi Slloveninë. Me dyshimin e vetëm, se kush do të jetë përkrah Territ në qendër të mbrojtjes. Konfirmohet Runi, për të cilin shtypi ka kritika, por trajneri e mbron: “Por është një nga lojtarët më të rëndësishëm të botës. Luajti mirë ndaj Sllovenisë, dha një asist për Xherrard, jam i kënaqur nga paraqitja e tij. Jam i lumtur që gjetëm shpirtin tonë dhe fizikisht jemi mirë”. Precedencën mes Gjermanisë dhe Anglisë, Kapelo e komenton kështu: është vërtet një ndeshje e madhe, një nga më të mirat që mund të ndodhte para gjysmëfinaleve. Tani vjen më e bukura dhe ne jemi gati të gjuajmë edhe 11-metërshat”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›