Uruguai-Gana, çerekfinalja e parë, eliminohen Koreja e Jugut dhe SHBA
Uruguai eliminon Korenë e Jugut dhe kualifikohet për herë të parë pas 40 vjetësh për në çerekfinale, ku do të përballet me Ganën, e cila mundi SHBA 2-1 pas 120 minutash lojë në sfidën tjetër mbrëmjen e djeshme.
Luis Suarez, në Holandë, me bluzën e Ajaksit, ka shënuar 74 gola në 98 ndeshje. Këtë vit ka realizuar përfundimisht mesataren e tij realizuese, me 35 gola në 34 ndeshje. “Këpuca e Artë nuk është e tij vetëm për faj të koeficientëve, por i mungonte ende edhe fama botërore, sepse ishte shumë i panjohur në nivelet e larta. Ndoshta edhe sepse thuhej se në kombëtare nuk mundej të ishte në të njëjtin nivel si me Ajaksin. Kundër Francës në ndeshjen debutuese erdhi një gjysmëkonfirmim i kësaj teorie, pastaj përmirësimi me gol kundër Meksikës, dhe tashmë shpërthimi në 1/8-at me një dopjetë që ka mposhtur Korenë e Jugut: në golin e parë shfrytëzoi gabimin e kundërshtarëve, ndërsa goli tjetër ishte një mrekulli e tij, kur duheshin edhe 10 minuta nga fundi. Kështu Uruguai kalon në çerekfinale për të parën herë që nga Meksikë 1970, pas një gare me shumë vuajtje, e cila u rihap nga goli i Lee Chun-Yong (68’). Për të ardhur keq eliminimi i Koresë së Jugut, e cila ka demonstruar një futboll të mirë dhe kërkues, por gabimi i mbrojtësve i mohoi të drejtën për të qenë çerekfinaliste. Gana kualifikohet përballë SHBA-së falë fitores 2-1 pas 120 minutash lojë. Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll 1-0 për “Black Stars”-at afrikanë, të cilët gjetën golin e avantazhit pas 5 minutash me golin e Kevin Prince Boateng, i cili u tregua i aftë të poshtë Houardin me një të majtë të bukur nga jashtë zonës. Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e gjitha e markës ganeze dhe për të parë SHBA-në të jetë për herë të parë e rrezikshme, u desh minuta e 35 me Kingson, i cili grushtoi bukur gjuajtjen e Fajndlit. Pas vetëm 3 minutash, Gana i shkroi pranë golit të dytë me Asamoah, që u ndal nga portieri Houard. Amerikanët humbasin një rast të mirë në minutat e para me Feilhaber. Por goli i barazimit vjen në minutën e 62 nga pika e 11-metërshit me anë të Donovan. Koha e rregullt nuk ofron më shumë dhe nevojiten kohët shtesë. Pas vetëm tri minutash, Gyan i jep avantazhin 1-2 Ganës. Afrikanët mbrohen mirë dhe sulmojnë vazhdimisht, duke mbajtur larg portës së tyre amerikanët, të cilët edhe pse përpiqen shumë, janë konfuzë para portës dhe nuk munden të ndryshojnë fatin e tyre. Gana në çerekfinale, ndërsa SHBA në shtëpi.
#