E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel fiton garën e Valencias, Webber shkakton terror në pistë

çmimi i Madh i Europës, i zhvilluar në pistën qytetëse të Valencias është fituar nga gjermani Sebastian Vettel dhe klasifikimi bëhet akoma më i ngjeshur. Lajmi i keq i kësaj gare është aksidenti i frikshëm i Mark Webber në xhiron e nëntë kur australiani u pëplas me makinën e tij, tek Kovalainen.

Mark Webber fluturoi me gjithë makinën e tij në ajër por fatmirësisht u kthye në bokse me këmbët e tij dhe nuk ka dëmtime fizike pas këtij aksidenti.

Në vendin e parë që nga xhiroja e parë mbeti Vettel dhe pas tij, preu finishin angleze Hamilton, ndërsa McLaren u tregua e gatshme të dominojë podiumin me vendin e tretë të Button.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›