E Shtunë, 31 Tetor 2026

Playstation vendos: Brazili kampion

Videogame

Nisin 1/8 e Botërorit. Spikasin Gjermani-Angli e Spanjë-Portugali. Intrigojnë edhe Meksikë-Argjentinë e Kili-Brazil, dy sfida me shije latine. Por sipas “Playstation”, dihet tashmë se kush do ta fitojë Botërorin: kupën do ta ngrejë Brazili pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës me gol të Luis Fabiano (38'). Kartonë të kuq në pjesën e dytë për Felipe Melon e Maskeranon. Kjo del nga një turne i luajtur në “Playstation” në videolojën PES 2010. Në gjysmëfinale Argjentina do të fitojë ndaj Spanjës 3-2 pas kohëve shtesë, ndërsa brazilianët eliminojnë Uruguain 2-0, pa shumë problem. Supersfidat e turit të 1/8-ave? Gjermani-Angli 1-2 dhe Spanjë-Portugali 3-2.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›