Kapelo i lumtur pas barazimit 2-2 ne fushen e Malit te Zi

Ndonëse pësoi gol në minutat e fundit, sërish italiani i Anglisë nuk vuri duart në kokë. Të paktën nuk donte të tregohej i mërzitur. Fabio Kapelo i bëri një vlerësim të lartë Malit të Zi, kur pranoi se ishte shumë i lumtur pas ndeshjes në Podgoricë, të fundit për anglezët në eleminatoret e Euro 2012.
“Unë jam shumë i lumtur. Përgëzova lojtarët menjëherë pas ndeshjes sepse synimi ynë ishte që të kualifikoheshim. Ne jemi të parët në tabelë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk besoj se gjyqtari gaboi me Runin, pasi ai bëri një gabim duke goditur lojtarin kundërshtar. Tani, nuk do të luajë një ndeshje në finalet e Europianit. Ai u mërzit sepse humbi kontrollin e topit dhe reagoi keq, duke goditur kundërshtarin”, tha Kapelo.
Kolegu i tij, Brnoviç, një malazez që zëvendësoi kroatin Zllatko Kranjçar, ka edhe më shumë doza entuzazmi.
“Jam njeriu më i lumtur në planet, sepse unë besoja tek këta djem. Shumë njerëz mendonin se unë isha i çmendur, por unë besoj se mund të përballojmë këto nëse kemi një skuadër të plotë. E nisëm ndeshjen keq, por më pas shënuam dhe ishim të shkëlqyer. Kjo dha rezultat”, u shpreh Brnoviç.