Post ndeshja France- Shqiperi ja cilat jane reagimet e dy trajnereve

Parisi nuk u zhgënjye dhe trajneri i “gjelave” është i lehtësuar që detyrën numër 1 e zgjidhi siç duhet. Ende ekziston rreziku për përsëritjen e Bullgarisë së 1993-it, por Franca e Loran Blankut fitoi bindshëm 3-0 ndaj një Shqipërie jo edhe aq të fortë në “Stad dë Frans”.
“Ne e pamë nga ndeshja se ne jemi në gjendje të kontrollojmë lojën, se lojtarët janë gati nga ana teknike, por gjithashtu ne nuk kemi përvojën e duhur. Kjo mund të dallohej në disa nga aksionet tona. Me më shumë përvojë, mund të luajmë më mirë në sulm, edhe pse fituam 3-0. Ndaj Bosnjës, strategjia do të jetë që ta fitojmë ndeshjen, ashtu si gjithmonë. Natyrisht, shumë do të varet nga mënyra sesi do të shkojë ndeshja, por nuk po përgatitemi për të luajtur për barazim, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta humbur ndeshjen”, tha Blank.
.
Josip Kuzhe foli me tone kritike pas ndeshjes për lojtarët e tij, ndonëse jep shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
“Është e qartë se prisja më shumë nga ekipi im, ndonëse e dinim se do të na duhej një mrekulli që të dilnim me pikë nga kjo ndeshje. Veçse, prisja të na mundte Franca, jo të mundnim vetveten. Nuk mbuluam siç duhet dhe kundërshtari erdhi me lehtësi deri në zonën tonë. Nga ana tjetër, Roshi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me atë që bëri në fushë. Shqipëria ka të ardhme të sigurt përpara saj”, tha Kuzhe.
Pra, vetëm Roshi lavdërohet, por gjithsesi më shumë rëndësi sesa e ardhmja ka ndeshja e së martës ndaj Rumanisë.