E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, gol pas 1556 minutash

Pritja mori fund. Pas 1556 minutash, Lionel Messi ka arritur të shënojë gol në ndeshje zyrtare me fanellën e Argjentinës.

Sulmuesi ka thyer ‘mallkimin’ në fitoren e thellë 4-1 ndaj Kilit ku Gauçosët morën tri pikët e para në fushatën kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

“Kishte kaluar kohë e gjatë që nuk kam shënuar në një ndeshje zyrtare. Por, ajo që është më e rëndësishmja është që kemi arritur të fitojmë” tha Messi pas ndeshjes. Tre golat e tjerë i realizoi, sulmuesi Gonzalo Higuain.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›