Walcott s’është kërkuar nga Juventus

Menaxheri i Theo Walcottit ka mohuar spekulimet se Juventus ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Arsenalit.
Ditë më parë thuhej se gjiganti torinez është i interesuar për Walcottin, i cili iu bashkua Arsenalit nga Southampton më 2006 dhe deri më tani për Topçinjtë ka bërë 184 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 34 gola.
“Juventus nuk na ka kontaktuar asnjëherë. Nuk kemi marrë thirrje nga Italia”, tha Colin Gordon për calciomercato.it. Walcott ka kontratë me Arsenalin deri më 2013.