Javë udhëtuesish në kategorinë e parë. Besëlidhja e vetme në krye me 10 pikë
Java e pestë e kategorisë së parë ka mbyllur 7 nga 8 ndeshjet. Takimi Luftëtari-Elbasani nuk është zhvilluar sot, pasi të dy ekipet kanë lojtarë me skuadrat kuqezi (U21 dhe U19). Kjo javë i ka pasur të shumta surprizat, pasi nuk është e zakonëshme në futbollin shqiptar, e aq më shumë në kategorinë e parë, që ekipet udhëtuese të marrin pike duke diktuar ndaj vendasve. Kryendeshja e kësaj jave ka qenë Lushnja- Besëlidhja, takim i cili ka përfunduar në barazim 1-1. Me këtë pikë lezhjanët janë të parët në rënditje, kjo edhe për faktin se Luftëtari nuk luajti sot. Rezultat i bukur dhe pak i paparashikueshëm më parë është fitorja 1-0 e Kukësit në fushën e Gramshit. Me këtë tripikësh debutuesit kuksianë ngjiten në kuotën e 9 pikëve, po aq sa edhe gjirokastritët.Adae Velipojës ka bërë një udhtëim të gjatë, por ia ka vlejtur transferta e Ersekës, pasi kanë marrë një pikë. Me pak kujdes miqtë mund ti merrnin të plota, pasi deri në minutën e 92-të udhëhiqnin 1-0 dhe në kohë shtesë janë ndëshkuar nga Bilibashi i Gramozit. Besa me vështirësi ka mposhtur 2-1 në fushën e saj Vlorën dhe ka qenë një lojtar me eksperiencë si Paulin Dhëmbi, që me golin e shënuar në minutën e 90-të i jep tripikëshin kavajësve. Butrinti është frenuar në fushën e tij, pasi ka barazuar 1-1 me Skraparin. Iliria vijon të luaj jashtë fushës së saj, pasi stadiumi është në rikonstruksion. Takimi i zhvilluar në Krujë mes Ilirisë dhe Mamurrasit ëhstë fituar 2-1 nga mamurrsakët. Ndërsa Burreli ka fituar minimalisht 1-0 në fushën e tij ndaj Himarës.
Lushnja – Besëlidhja 1-1
Shënues: Topi 49′/Miliç 25
Butrinti – Skrapari 1-1
Shënues: Rugji 22/ Dura 70′
Burreli – Himara 1-0
Shënues: Gjoka 35
Besa Vlora 2-1
Shwnues: Çelhaka 54′, Dhëmbi 90′/ Skënderaj 50′
Iliria – Mamurrasi 1-2
Shënues: Lame 82′/ Allamani 30, Ferra 60′(11-m)
Gramshi Kukësi 0-1
Shënues: Jevdeviç 29 (11-m)
Gramozi – Ada 1-1
Shwnues: Bilibashi 92′/ Verri 88′
Luftëtari – Elbasani (ndeshje e shtyrë luhet me 16 nëntor)
