E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, 48 orë Nigerisë për të ndërruar mendje

Ultimatumi

FIFA lëshon ultimatumin për Nigerinë. Dy ditë më parë, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit të këtij vendi, Xhonatan Gudlak, kishte bërë publik ndëshkimin me masa të ashpra për ekipin përfaqësues, pas paraqitjes së dobët në Afrikën e Jugut. “Zoti president vendosi që përfaqësuesja të mos marrë pjesë në asnjë prej aktiviteteve ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme, për t’i dhënë mundësi Nigerisë që të riorganizojë futbollin e saj”, theksohej në deklaratë. Skuadra e Lars Lagerbak e mbylli Grupin B në vendin e fundit vetëm me një pikë: ata barazuan me Korenë e Jugut, ndërsa humbën me Argjentinën dhe Greqinë. Dje, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Zherom Valke, FIFA i dha kreut nigerian të shtetit ultimatumin që të tërhiqet nga ky vendim. “Nëse qeveria në Nigeri nuk e shfuqizon vendimin e saj brenda 48 orëve, do të jemi të detyruar të marrim një vendim. Ata e kanë tepruar”, tha Valke.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›