Australia, FIFA e heton për korrupsion
Kupa e Botës
FIFA do të hetojë rastet e korrupsionit nga ana e Federatës Australiane, të cilët synonin të fitonin mbështetjen e federatave afrikane dhe atyre të Oqeanisë për kandidaturën e Australisë për organizimin e Kupave të Botës 2018 dhe 2022. Lajmi është bërë i ditur nga “Sydney Morning Herald”, që pas një investigimi zbuloi se funksionarët e federatës u kanë dhuruar stoli të çmuara bashkëshorteve të zyrtarëve të FIFA-s dhe kanë paguar shpenzimet e udhëtimit të Kombëtares U-20 të Trinidad&Tobagos. Një prej atyre që përfituan nga bujaria ishte zv.presidenti i FIFA-s, Xhek Uornër.
#