E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo refuzonJuven: Nuk kthehemmë në Itali

ROME- Një telefonatë nga Torino? Jo, jam shumë i zënë me Premier Ligën, më duhet të merrem me kampionatin tim. Fabio Kapelo i është përgjigjur kështu pyetjes për një rikthim të mundshëm në skuadrën torineze, pas zërave të shumtë në Itali.

Por, tekniku italian duket se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Anglia. “Juventusi kërkon të riformojë një skuadër, por duhet ende kohë. Ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe kjo e ka penalizuar. Pastaj, disa futbollistë të superpaguar nuk kanë dhënë atë pritej”, komentoi ai për krizën e Juves.

Më tej, objektivat me kombëtaren angleze. “Nuk është se unë bëra një figurë të mirë në Botëror. Me skuadrën që kisha duhet të tregohesha i qetë. Tani, dua të qëndroj deri në Europian, pasi kam bërë një premtim”, tha ai.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›