E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi merrMatrin, Amaurikalon te Parma

TORINO- Juventusi ka zyrtarizuar sonte blerjen e sulmuesit Alesandro Matri nga Kaljari, duke bërë kështu një përforcim të rëndësishëm në repartin më problematik, sulmin.

Bardhezinjtë kanë paguar 2.5 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, që do të shkojë në Torino me formulën e huazimit, por me të drejtën e blerjes për 15.5 milionë euro. Në operacion Juve ka futur edhe Ariaudon, që ka kaluar te sardët për 2.5 milionë.

Por, nuk ishte vetëm kjo lëvizja e bardhezinjve, që sot kanë çuar në huazim te Parma italo-brazilianin Amauri. Ky i fundit, pasi kishte refuzuar shumë destinacione, më në fund pranoi të shkonte në Emilia. Një lëvizje që është komentuar si tepër e zgjuar për drejtuesit e Juves, duke parë shterpësinë e Amaurit.

Sulmuesi shënoi vetëm një gol në sezonin e shkuar të Serisë A, ndërsa këtë vit ende nuk e ka realizuar të parin. Një dështim total nëse mendohet se Amauri kishte një rrogë prej 4 milionë eurosh në vit te Juventusi.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›