Malavi sulm Madonna-s: E paedukatë, kërkon trajtim VIP ku ska para
Malavi- Malavi ka akuzuar këngëtaren Madonna se ka kërkuar trajtim shtetëror, pasi ajo thuhet se është ankuar në lidhje me trajtimin që ju bë në një vizitë në vend.
Madonna, e cila ka adoptuar dy fëmijë të lindur në Malavi, së fundi vizitoi 10 shkolla fillore të financuara prej saj.
Qeveria ka akuzuar yllin se ka ekzagjeruar kontributin e saj për vendin duke kërkuar trajtim VIP.
Menaxheri i Madonna-s, nga ana tjetër, ka akuzuar qeverinë e Malavit se ka një “armiqësi” kundër bamirësisë sëkëngëtares.
Në një deklaratë për BBC, Trevor Neilson gjithashtu akuzoi qeverinë për keqmenaxhim financiar të fondeve të projektit të shkollës.
“Ndër shumë gjëra që Madonna ka nevojë për të mësuar janë si psh: një çështje urgjente është mirësjellje për të thënë të vërtetën”,-tha Malavi.
Teksa zoti Neilson ka thënë: “Madonna është filantrope e madh individuale në Malavi. Ne do të vazhdojmë për të financuar programet që mbështesin fëmijët në Malavi”.
Dorina Bilbili/IDEA/