E Diel, 1 Nëntor 2026

Pala greke kthim masiv të emigrantëve në Kapshticë

KAPSHTICË- Kthime masive të udhëtarëve shqiptare nga pala greke, në pikën kufitare të Kapshticës.

Autoritetet kufitare greke i argumentojnë kthimet me instalimin e një programi të ri në sistem, ndërkohë që njoftohet se deri të shtunën do të vijojë e njëjta situatë dhe se do të lejohet kalimi vetëm për emigrantët me dokumenta të rregullta greke, për shkak se është i pamundur sipas tyre, identifikimi i udhëtareve të tjerë.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga autoritetet shqiptare të pikës kufitare të Kapshticës.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›