E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagos fqinjin pas sherrit banal

Komisariati i Policisë Durrës

Një 30-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri fqinjin e tij pas një sherri banal. Ngjarja ka ndodhur në Sukth, Durrës, ku Ardian Bregu ka qëlluar me pushkë Artan Destanin.

Destani ka mbetur i plagosur në shpatull dhe në momentin e marrjes së plumbit ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësi dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes Ardian Bregun. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›