Sukth, një 30- vjeçar plagoset rëndë nga fqinji
Një 30- vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, ndërsa Artan Destani, është qëlluar nga Adrian Bregu. Destani ka qenë duke pirë kafenë e mëngjesit në momentin që fqinji i tij ka qëlluar mbi të. Policia po heton për ngjarjen, ndërsa nuk ka ende asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje. I plagosur është dërguar menjëherë për në spital në gjende të rëndë për jetën. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.