Shkodër, vetëplagoset gjuetari
Ka shkuar të gjuajë shpendë, por aksidentalisht është plagosur rëndë me armën e tij të gjahut. Xhevdet Alijahej, banues ne fshatin Trush, Komuna Berdicë në rrethin e Shkodrës është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi është vetëplagosur aksidentalisht.
Mësohet se 30-vjeçari, gjuetar amator ka dalë për të gjuajtur shpendë pranë një kanali kullues. Ndërsa ka qenë duke gjuajtur, ai ka rrëshkitur në dëborë dhe arma çifte e markës Superpost është shkrehur aksidentalisht duke i shkatuar atij plagë në pjesën e poshtme të supit të djathtë.
Pasi i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Shkodrës, ai është dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndaj tij ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Muajt e fundit, në zonat e Shkodrës janë rregjistruar dy raste vdekjesh aksidentale të gjahtarëve të cilët kishin dalë për të gjuajtur.