E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet përmbysin komunën Mbrostar

Shirat e rëna gjatë gjithë natës, të cilat kanë vazhduar edhe pasditen e së dielës ka bërë që të përmbyten dhjetra familje në komunën e Mbrostarit të rrethit Fier.

Kjo nuk është herë e parë që qëndra e e komunës përmbytet për çdo vit edhe pse është kryer një investim para dy vitesh.

Sabire Veliu një nga banoret shprehet se” uji i shiut është futur brënda, pasi shtëpia është e ulët. Jemi me fëmijë të vegjël, ndërkohë që lagështia duket edhe në muret e banesës.

Për situatën e krijuar ka ndërhyrë komuna me mjetet e saj për të hapur kanalet e bllokuara, të cilat derdhen në lumin e Semanit që është shumë afër kësaj komune.

Banorët shprehen se këto punime duhet të kryen në pranverë dhe jo sot ku gjithshka është e përmbytur.

Kryetari i komunës Gëzim Dhima, lidhur me situatën shprehet se: “kemi futur në punë një pompë si dhe një fadromë për pastrimin e pusetave, të cilat janë të mbushura me mbetje të ndryshme urbane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›