E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 2 shpërndarësit e kokainës në Tiranë, sekuestrohen 40 doza

TIRANË-Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës ndërsa posedonin 40 doza kokainë që i shpërndanin në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur nga zedhenesja e policisë së kryqytetit, Alma Katragjini qe deklaroi sot ne mesdite se droga e fortë u bllokua heret ne mengjes pas një aksioni të zhvilluar në zonën e Tiranës së Re, pikërisht në rrugën “Fortuzi”.
Policia informon se në pranga janë Robert Sula dhe Florian Ngjela të cilëve përvecse iu gjetën dhe sekuestruan 40 doza kokainë, u janë bllokuar edhe dy armë automatike dhe dy maska.
Policia theksoi se nga hetimet e kryera rezultons e dy personat e mësipërm shpërndanin në kryeqytet kokainën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›