E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkot Kuvendit, Harasani thyen rregullat

TIRANE-Ndërsa PS ka vendosur te bojkotoje komisionet dhe seancat parlamentare, deputeti Andis Harasani ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë. I pyetur se pse ka dalë kundër vendimit të PS, deputeti socialist u shpreh se askush nuk i ka komunikuar ndonjë vendim se duhet të bojkotojë punimet e Kuvendit.
“Nuk kam qenë i ftuar në mbledhjen e PS kur u mor ky vendim. Unë do bëj detyrën time si deputet mu duk me rëndësi pr/ligji I privatizimeve në Komisionin e Ekonomisë. Karrrigia ime nuk është e njëjtë me atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës”, theksoi Harasani.
PS vendosi të bojkotojë parlamentin dhe komisionet parlamentare deri në shprehjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve vendore për Tiranën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›