Vasili: Nuk kemi asnje rast me Esheria-Coli
TIRANË-Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur me bakterin vrasës Esheria-Coli. Kështu siguroi sot ministri i shëndetësisë Petrit Vasili në një konferencë për shtyp duke iu referuar emergjencës që ka përfshirë europës në lidhje me përhapjen e kësaj sëmundje.
Duke bërë me dije se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar apo të supozuar me këtë sëmundje, ministri Vasili theksoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë porositur që të operojnë si në një gjëndje emergjence.
I pyetur nga mediat se sa rrezikon Shqipëria që kjo sëmundje të përhapet, ministri Vasili theksoi se rreziku në këtë moment për një përhapje në vendin tonë është zero.
"Shqipëria nuk kemi importe nga këto vende ku është shfaqur bakteri pasi kemi pasur importe nga rajoni. Shqipëria është vendi më pak i rrezikuar, por kjo nuk duhet të thotë të mos jemi vigjilencë në lidhje me këtë sëmundje” theksoi Vasili duke shtuar se është shpejt për ta përkufizuar këtë sëmundje si një epidemi por shfaqja e saj dhe stina e ngrohtë tregon se duhet të jemi vigjilentë në lidhje me sëmundjen.
Gjithashtu ministri Vasili theksoi se duhet të merren masa të forta higjeno-sanitare që nisin që me larjen e perimeve, larjen e mjeteve të kuzhinës dhe mbajtjen e higjenës vetiake duke larë duart me sapun.
Ndërkohë në Europë po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanisë, ku numri i viktimave shkoi në dhjetë, ai rezulton të jetë përhapur edhe në Suedi, Danimarkë, Britani, Holandë e Austri
(d.b/BalkanWeb)