E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet sipas deshires. Asnje kontroll neper hotele

 Sistemi i kategorizimit të yjeve të hoteleve, i cili përcakton edhe nivelin e shërbimit të tyre, aktualisht nuk funksionon. Bizneset private të hotelerisë nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli nga asnjë institucion apo organizëm duke i hapur kështu rrugë abuzimit. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Turizmit, Klodian Pajuni, shkak për këtë është bërë një ngërç ligjor.
“Ka një amulli në përcaktim dhe kjo ndodh për rezultat të faktit që parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin e licencave, QKL dhe QKR, në të cilën nuk futen kategorizimi i licensimit të hoteleve. Kjo ka bërë të mundur që ne si ministri të mos të merremi drejtpërdrejtë. Megjithatë ne jemi në momentet e fundit të përfundimit të ligjit të ri për turizmin që realisht do të merret me disa nga problematikat e turizmit shqiptar dhe një nga këto problematika është edhe kategorizimi të cilin për momentin nuk e bën asnje”- thotë Pajuni.

Pajuni pranon se fushata dhe zgjedhjet e 8 majit ndikuan në pregatitjet që njësitë  vendore duhet t’i kushtonin sezonit turistik veror.

“Fushata elektorale i ka çorientuar pak duke pasur parasysh faktin që pushtet lokale të cilat kanë këto zona turistike në mëbikqyrje nuk janë marrë seriozisht. Turizmi nuk duhet të marrë pjesë në këto lloj debatesh politike”- thotë Pajuni.  

Këtë sezon që sapo ka nisur, Ministria e Turizmit do të luaj rolin e drejtimit të politikave në turizëm, ndërsa një sërë dikasteresh të tjera, si transportet, mjedisi e rendi do kenë detyra të rëndësihsme për t’iu përgjigjur fluksit të turistëve.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›