Gjuhet e Huaja seleksionimi ne fund te vitit te pare
Këtë vit nuk do të ketë kritere për pranimin e kandidatëve të rinj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës. Pavarësisht se ky fakultetet është cilësuar çdo vit për studentë që nuk e njohin gjuhën në të cilën kanë fituar, apo për mesatare të ulët, drejtuesit e këtij fakulteti shprehen se studentët do të seleksionohen pas mbarimit të vitit të parë.
“Është një formulë që ka penalizuar shumë fakultetin e gjuhëve të huaja, pasi studentët mendojnë që të vijnë për të mësuar këtu dhe në momentin që vijnë, kuptojnë që kanë gabuar. Kjo nuk do të thotë që studentët të cilët kanë gabuar do t’i përzëmë. Atëherë është detyra jonë të gjejmë të gjitha rrugët e mundshme për t’u ardhur në ndihmë kësaj kategorie studentësh, duke bërë ndryshime, të bëra tashmë, në kurikulën e vitit të parë, një kurikul që ndihmon studentin të arrijë në një nivel të kënaqshëm në mënyrë që të vazhdojë në vit të dytë, të tretë dhe më tej në ciklin e dytë. Dhe deri më sot mund të them se në krahasim me tre apo katër vite më parë, ku kalueshmëria ishte shumë më e ulët, kemi një përmirësim”-shprehet Klodeta Dibra, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Përsa i përket kuotave, ato do të vazhdojnë të jenë të njëjta edhe për vitin e ardhshëm akademik, rreth 850 e studentë të rinj, i shpërndarë ky numër në të gjitha degët që janë në këtë fakultet.
Edlira Sulejmani