Koci Nje hap i madh ne drejtimin e duhur
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka ftuar edhe Petro Kocin dhe Dashamir Shehin ne koalicionin e opozites. Nderkaq kreu i PSV-91 e ka cilesuar kete ftese Nje hap i madh ne drejtimin e duhur. Ish-deputeti socialist shprehet se ka ardhur momenti qe te gjitha partite fraksionet dhe personalitetet e se majtes socialiste te reflektojne me pergjegjesi dhe shpirt autokritik.
E majta nuk mund te bashkohet as nese nuk pranohet pergjegjesia e atyre qe per te hequr qafe Nanon ndihmuan ardhjen e Berishes ne pushtet ne 2005-n dhe me pas kane bere e bejne karriere nen siglen e PS-se dhe as nese nuk hiqet dore nga alternativa sipas se ciles per te hequr qafe Ramen le te rifitoje Berisha thote Koci. Sipas tij qe te arrihet kjo kerkohet force e madhe morale dhe shume kurajo qytetare. Natyrisht qe per ti sherbyer pajtimit dhe mirekuptimit kryetari aktual i PS-se ka avantazhin e iniciatives. Kjo mund te realizohej se pari me nje politike e mesazhe pranimi te mendimit ndryshe ne PS dhe perfaqesuesve kryesore te tij dhe se dyti te shpalosen qendrime te reja ndaj vlerave te pamohueshme te politikes se PS-se edhe ne periudhen kur nuk e drejtonte partine Edi Rama tha Koci. Kete e them ne nje format shume dashamires dhe keshillues si socialist dhe si drejtues i PSV. Sepse se si drejtohet dhe administrohet tashme PS ate e vendosin forumet dhe anetaret e vete PS-se. Per realitetet brenda PS-se nuk vendosim ne nga jashte saj.
Sugjeroj qe disa nga figurat socialiste te moshuara te heqin dore nga hedhja e benzines ne zjarrin e inateve te vjetra apo te reja personale se keshtu nuk ndihmojne as Ramen as Nanon dhe as socialistet e thjeshte. Shanset e bashkimit jane mes nesh. Me vullnet te mire dhe kurajo mund tia dalim. Une dhe PSV do punojme vazhdimisht per kete perfundoi Koci.