E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 50 kg droge. Pranga transportuesve

Policia e Gjirokastrës sekuestroi 50 kg marihuanë si dhe arrestoi 2 transportuesit e saj. Droga kishte destinacion Greqinë dhe për të shmangur postoblloqet të arrestuarit do transportonin drogen nëpërmjet malit 

GJIROKASTER- Operacioni i koduar “Rrëshqitja”, i zhvilluar nga policia e Gjirokastrës, vë në pranga dy persona qe po transportonin ngarkesën prej 50 kilogramësh me lëndë narkotike të llojit mariuanë. Bashkë me sasinë e drogës sekuestroi edhe një automatik kallashnikov dhe një pistoletë tip TT.

Operacioni i policisë u krye në shpatin e malit të Muzinës mbi fshatin Grapsh të rrethit Gjirokastër. I arrestuari Izet Bocka u ndalua pranë një përroi teksa po transportonte marijuanën të ngarkuar në dy canta të mëdha. Sipas policisë Bocka kishte marrë canta pranë varrezave të fshatit Grapsh, në anë të rrugës nacionale Gjirokastër - Kakavije dhe nëpërmjet shpatit të malit do t’i çonte ato në afërsi të Qafës së Muzinës në rrugën automobilistike. Më pas lënda narkotike do të transportohej nga shtetasi Fatmir Jashari , nga Saranda me pseudonim “Drumba”.

Sipas policisë dy të arrestuarit do të transportonin drogën nga mali për të shmangur postobllokun e policisë të përbërë nga Forcat e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, i cili ishte i ngritur në vendin e quajtur Kthesa e fshatit Jorgucat në aksin rrugor Jorgucat – Muzinë.

Pas kontrollit grupi hetimor konstatoi se droga ishte vendosur në pako të mbështjella me lëtër natriban. Secila cantë përmbante 25 kilogram dhe në njërën prej tyre është gjetur edhe arma tip Kallashnikov. Gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Izet Boçka , iu gjet edhe një amë tjetër zjarri tip pistoletë e markës TT, të cilën e mbante në brez.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›