E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uniforma e re, dizenjo nga ekspertët italianë

 

TIRANE – Në tetor 2008 policia e shtetit bëri publike disa modele të uniformës së re të policisë së shtetit. Materiali i shpërndarë zyrtarisht përmbante disa imazhe fotografike të uniformës së re dhe modelet e dizenjuara nga ekspertët italianë. Sipas burimeve zyrtare, uniforma e re e policisë ishte orientuar drejt modeeve europiane me qëllim që policia shqiptare në vitin 2010 të kishte një uniformë të ngjashme me atë që përdorin vendet e BE-së. Dizenjimi dhe aksesorët e uniformës së re, sipas të dhënave zyrtare u modeluan dhe më pas u bënë prezente nga firma italiane “Eumar International S.R.L”. Ceremonia e prezantimit ëhstë zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e cila pasi është njohur me modelin e uniformës ka dhënë miratimin e saj për fillimin e tenderimit. “Në uniformën aktuale të policisë janë evidentuar probleme e mangësi kryesisht në drejtim të paraqitjes së përgjithshme të saj, ndaj dhe nevojitej një uniformë më dinjitoze për efektivët e policisë”, thuhet në deklaratën e policisë së shtetit bërë publike në tetor 2008. Procedurat për ndryshimin e uniformës sipas të dhënave zyrtare nisën në janar 2008 duke kaluar në disa faza që kanë të bëjnë me projektimin. Sipas policisë në këtë proces kanë kontribuar specialistë nga të gjitha shërbimet policore, por dhe historianë, heraldistë, etnografë, pedagogë të universitetit, përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Uniforma e policisë do të pësojë ndryshim nga kostumi aktual duke filluar nga modelimi, shenjat, emblema, stemat dhe gradat. “Në uniformën aktuale ka mangësi kryesisht në drejtim të paraqitjes së përgjithshme, cilësisë së materialeve të përdorura për prodhimin e uniformes ka qenë e ulët, modelimi dhe kompozimi i disa elementeve përbërës të uniformës në veçanti shenjave, gradave, stemave, qoftë në drejtim të dizenjimit, por dhe materialit të prodhimit nuk ishin në parametrat e kërkuar. Kjo uniformë nuk realizonte një paraqitje dinjitoze të punonjësit të policisë”, thuhet më tej në materialin e shpërndarë nga policia e shtetit në tetor 2008. Gjatë prezantimit të uniformës së re zyrtarët e policisë thanë se veshja e re do të plotësojë nevojat maksimale për të siguruar ruajtjen e shëndetit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrave, ndërhyrjeve apo stërvitjeve të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›