E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 6 kg drogë, në pranga 2 vëllezër

6 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga janë vënë dy vëllezër. Lënda narkotike u gjet në fshatin Nepravishtë-Libohovë, në banesën e Tafil Beqarit, 42 vjeç, dhe Levent Beqari , 44 vjeç.

Sipas policisë, lënda narkotike e llojit marijuanë ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë, e mbështjellë me natriban në 6 pako. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa dy vëllezërit Beqari janë vënë në pranga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›