Rama: Vizioni i Berishës për urbanistikën, si i Sudes për makroekoniminë

Rama në Burrel
Kryetari i Partisë Socialiste i është kundërpërgjigjur Berishës lidhur me deklaratën se Tiranës është çliruar me largimin e tij nga drejtimi i Bashkisë. Rama ka krahasur vizionin e Berishës për urbanistikën me atë të drejtueses së ish-firmës piramidale Sudja.
Saliu dhe urbanistika si Sudja dhe makroekonomia! Aq sa mund të sillte Sudja zhvillim ekonomik aq mund të sjellë Saliu zhvillim urbanistik…, shkruan Rama në Tuiter.
Kreu i PS-së ishte sot në Burrel ku u dorëzojë kartën e anëtarësisë 250 të rinjve. Duke iu referuar fitores së Bashkisë së Burrelit nga PS në zgjedhjet lokale të 8 majit, Rama u shpreh se ashtu si ndryshoi pamja e Partisë së Burrelit, ashtu do të ndryshojë edhe pamja Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë.
Sipas tij perceptimi i politikes nga të rinjtë sot duhet të ndryshojë. Por, për këtë para se gjithash, duhet të ndryshoje politika: Kjo qeverisje poshtëruese duhet të marrë fund.
Duke folur për zgjedhjet e ardhme parlamentare, të cilat do të mbahen në mesin e vitit të ardhshëm, Rama nënvizoi se zgjedhja është e qartë: rilindje ose rrënim i mëtejshëm.
Nëse ju bëheni përfaqësues të vizioneve krejt të ndryshme zgjdhja është e qarte ose rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm, ose një punësim real ose një milion të papunë, ose një Shqipëri me shërbime publike në arsim e shëndetësi sipas nevojave ose shërbime sipas mundësisë për të paguar… zgjedhja është e qartë, u shpreh lideri i opozitës para të rinjve. /F.Stafa/