Kapen 7, transportonin me kuaj 250 kg hashash
20/02/2012 Sarandë, policia shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër. Droga nga Lazarati drejt Greqisë
SARANDË - Policia e Sarandës, në jug të vendit, njofton se shtatë nga tetë persona u ndaluan dje në flagrancë, ndërsa 250 kg kanabis sativa, me origjinë nga Lazarati (Gjirokastër) u bllokuan.
“A. Nanaj, A. Nanaj, Gj. Nanaj, M. Dhuli, B. Kasaj, A. Kasaj dhe S. Dhuli, përkatësisht 29, 27, 45, 22, 25, 32 e 19 vjeç, ndaluan në orët ekstreme të mëngjesit të djeshëm, në malin e “Sopotit”, teksa po transportonin me dy kuaj 250 kg kanabis sativa, ndërsa një person u shpall në kërkim”, thuhet në komunikatën e policisë lokale.
Droga
Shtatë persona janë arrestuar dje nga policia e Sarandës pasi u kapën në flagrancë me çerek toni drogë të llojit marijuanë. Sipas burimeve zyrtare thuhet se droga po transportohej me kalë në rrugë tokësore në malin e Sopotit, kur janë pikasur nga forcat e rendit të qytetit bregdetar.
Të njëjtat burime specifikuan se lënda narkotike vinte nga Lazarati, rreth 5 km larg Gjirokastrës dhe mendohet se kishte destinacion Greqinë. “Nga hetimet paraprake rezulton se shtatë personat ishin rekrutuar nga A. Nanaj, përkundrejt pagesës prej 50 mijë lekësh të vjetra”, saktësoi policia. Ndërkohë të 7 të ndaluarit janë marrë në pyetje nga policia për të mësuar më tepër rreth aktivitetit të paligjshëm, ndërsa mësohet se një shtetas i tetë është shpallur në kërkim. Ky është i pari rast që policia e Sarandës ndalon në një aksion të vetëm shtatë persona, ndërsa gjatë këtij viti ka bllokuar mbi 500 kg lëndë narkotike.