PS: Të hiqet imuniteti edhe për ish-kryeministrat e ministrat
20/02/2012 Komisioni i Ligjeve shqyrton sot nen për nen ndryshimet në Kodit Penal
“Nën hetim të jenë edhe ish-kryeministra dhe ministra, të cilët gëzojnë imunitet”
Në mbledhjen e sotme të anëtarët e Komisionit të Ligjeve pritet të diskutojnë mes tyre gjatë shqyrtimit final të të gjitha propozimeve të bëra deri më tani për ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal. Nga ana e saj gjatë këtyre opozita ditëve ka bërë një sërë propozimesh në lidhje me këtë çështje. Anëtarja dhe relatorja socialiste e ndryshimeve të reja ligjore në Kodin Penal, Vasilika Hysa, kërkon që të hetohen dhe ata zyrtarë që gëzojnë imunit pasi të lënë detyrën. “Nën hetim të jenë edhe ish-kryeministra dhe ministra, të cilët gëzojnë imunitet për shkak të funksioneve që kanë gëzuar kohë më parë”, – është shprehur Hysi. Një tjetër nga propozimet e PS-së në draftin që kjo e fundit ka hartuar për ndryshimet në Kodin Penal theksohet se “asnjë zyrtar i lartë i vënë nën hetim me akuzën e korrupsionit të mos i shmanget dënimit me burg për shkak të hapësirave ligjore”. Socialistët kërkojnë gjithashtu përgjegjësi penale edhe për dëmet e mjedisit. Marrë shkas nga përmbytjet në Veri një vit më parë apo dëmtimet e pyjeve e lumenjve, PS-ja propozon që ligji duhet të ngarkojë me përgjegjësi penale funksionarët që kanë pasur për detyrim marrjen e masave parandaluese. Përgjegjësi penale të ketë edhe për drejtuesit e Institutit të Statistikave për falsifikim të shifrave zyrtare financiare.
Dhuna në familje dhe shkeljet e ligjit zgjedhor përbëjnë të tjera propozime të socialistëve për t’u përfshirë në Kodin Penal, për të cilat një javë më parë Hysi u bëri apel demokratëve të jepnin konsensus. Ndërsa për sa u përket abuzimeve në zgjedhje nisma e PS-së është që të dënohet votimi familjar. Në një tryezë të mbajtur dy ditë më parë, ku morën pjesë edhe personalitet e drejtësisë shqiptare, ekspertët kanë hedhur idenë jo vetëm të ashpërsimit, por dhe të hartimit të një Kodi të ri Penal. Sipas deputetes Hysi, reforma është e nevojshme, pasi treguesit e krimit janë në rritje, sulmet politike ndaj prokurimeve kanë dobësuar veprimtarinë saj, hetimi penal në shumë raste është i paqartë, ndërsa aksesi në sistemin e drejtësisë nuk është i njëjtë për të gjithë.
Berisha në Dibër
“Situata është tërësisht nën kontroll”
Kryeministri Sali Berisha ishte dje për inspektim në qarkun e Dibrës, ku ka monitoruar nga afër situatën e krijuar prej reshjeve të dëborës gjatë këtyre ditëve. Kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë. Berisha theksoi se qeveria është e përgatitur për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës. Kryeministri ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll dhe gjeti rastin të vlerësojë punën e bërë nga institucionet. Ai deklaroi se po punohet pa ndërprerje për të hapur të gjitha rrugët në zonat e bllokuara nga dëbora. Shefi i qeverisë ka kërkuar evakuimin e të gjithë banorëve nga zonat me rrezik potencial për rënie të ortekëve. “Unë besoj se ky dimër, që vjen pas 28 vjetve, ishte një provë e fortë, sepse brenda 2-3 ditësh u gjetën të mbuluara me sasi të mëdha bore rreth 106 komuna dhe bashki të vendit. Një situatë që kishte tri dekada e paparë. Falë punës së shkëlqyer unë i gjej sot të gjitha qendrat e komunave të hapura”, - u shpreh Berisha.